Dyshja e famshme e showbizit po bëhen prindër

Dyshja e famshme e showbizit po bëhen prindër

11:38, 05/07/2022
A+ Aa A-

Duket se tashmë këngëtarët mjaft të njohur dhe të suksesshëm, Big Sean dhe Jhené Aiko e kanë çuar romancën e tyre në një tjetër nivel. Po po, e lexuat mjaft mirë!

Dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

“Çifti është shumë i lumtur dhe presin me padurim këtë kapitull të ri të jetës së tyre,” tha një përfaqësues i Aiko për Pagesix.

TMZ ishte e para që publikoi fotot e çiftit në Beverly Hills, Kaliforni, të shtunën, ku Jhene dukej me barkun e fryrë.

Big Sean dukej mjaft i qeshur pranë saj. Bebja që pritet të vijë në jetë do të jetë fëmija i parë për Sean dhe fëmija i dytë për Jhene.

Këngëtarja e “Stay Ready” ka një vajzë 13-vjeçare që quhet Namiko Love me këngëtarin e R&B O’Ryan, vëllai i vogël i Omarion.

Dyshja u lidhën në vitin 2016 dhe më pas u ndanë në vitin 2019. Aiko e trajtoi lajmin e ndarjes në një koment në Instagram në atë kohë, duke e bërë të qartë se ndarja e tyre u bë në mënyrë paqësore.

“Unë dhe Sean jemi mjaft mirë me njëri tjetrin”, pati thënë ajo kohë më parë. Mirëpo, dyshja u rilidhën dhe tani do të bëhen prindër të një fëmije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco