E thërrasin me nofkën 'La Patrona', Shakira ka pasur konflikte me partneret e miqve të Pique

E thërrasin me nofkën 'La Patrona', Shakira ka pasur konflikte me partneret e miqve të Pique

10:44, 05/07/2022
A+ Aa A-

Po aludohet se Shakira nuk shkonte mirë me gratë dhe të dashurat e shokëve të skuadrës së Gerard Pique, veçanërisht me gruan e Lionel Messit, Antonella Roccuzzo.

Kjo është e fundit nga një varg i gjatë akuzash në lidhje me këngëtaren kolumbiane që nga ndarja me mbrojtësin e Barcelonës.

Gazetarja Lorena Vasquez pohoi në programin “El Spectador” se ish-e dashura e Pique nuk shkonte kurrë mirë me miqtë e tij për shkak të natyrës së saj diktatoriale. Gazetarja pohoi gjithashtu se Shakira dhe gruaja e Messit, Antonella, veçanërisht, nuk shkonin mirë. E gjithë kjo me sa duket bëri që miqtë e Pique t’i referoheshin kolumbianes me nofkën “La Patrona”(Shefja ose pronarja).

Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë. Duhet të jetë e trishtuar;  unë kam kaluar të njëjtën situatë. Sigurisht që jam ndjerë e trishtuar; është një kohë shumë e vështirë dhe sidomos kur ke një familje kaq të bukur,” tha artisti kolumbian Carlos Vives kur u pyet për Shakirën.

Ibai Llanos, një mik i ngushtë dhe transmetues i Pique, ka deklaruar se mbrojtësi i Barcelonës është mirë dhe po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

“Shtypi ka folur shumë, por tani ai po përgatitet për sezonin me Barcelonën dhe po bën mirë. Gjithçka është në rregull,” tha Llanos.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u kërkoi tifozëve të mbështesin mbrojtësin me përvojë.

“Pique po vuan”, tha Laporta për “Sport”. “Sado para dhe famë që ka, janë njerëz, ai është kapiten dhe ka ende shumë për të na dhënë. Gerard është i përfshirë. Ai meriton dashurinë e Cules. Injoroni lajmet që dalin. Ai është një person i mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco