Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Është apo jo në një lidhje me Kledi Hysën, flet Evi Reçi

Është apo jo në një lidhje me Kledi Hysën, flet Evi Reçi

10:16, 05/07/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa janë përfolur së shumti për një lidhje të mundshme romantike. Aludimet erdhë pasi dyshja u panë duke pozuar dhe më pas postuar në vende të njëjta në Instagram.

Dyshja bënë shfaqjen e tyre të parë publike gjatë mbrëmjes së “Netët e Klipit Shqiptar”.  Ishte pikërisht Kledi ai që i dhuroi Evit çmimin për klipin më të mirë të muzikës qytetare duke i shtuar dhe më shumë dyshimet për një lidhje mes dyshes.

Por ajo që ra në sy më së shumti ishin komentet që mikja e ngushtë e këngëtares dhe njëkohësisht moderatorja e spektaklit, Arjola Shehu bëri kur Evi po ngjitej në skenë.

“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, tha Arjola teksa çifti u shfaq duke u përqafuar në skenë.

Tanimë kemi edhe një përgjigje nga Evi e cila ka folur në një intervistë për ‘Ora Verore’ Evi u pyet nëse është apo jo në një lidhje me Kledin.

Përgjigjja e këngëtares na la të kuptojmë se marrëdhënia mes tyre është me të vërtetë diçka më tepër se një miqësi.

“Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– është shprehur Evi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco