Gjatë viteve kemi parë bashkëpunime nga më të cuditshmet mes artistëve të ndryshëm, po ashtu edhe edhe koncerte që nuk na e merrte mendja që do i shihnim ndonjëherë dhe mund të themi që i tillë është edhe ai që Bacstreet Boys kanë mbajtur në Toronto. Jo se ka ndonjë gjë që nuk shkon me grupin ikonë dhe performancën e tyre, por sepse gjatë koncertit kanë pasur një të ftuar të papritur në skenë, reperin Drake.
Ishte një surprizë për të gjithë të pranishmit në koncert, kur Backstreet Boys e prezantuan reperin e famshëm si “anëtarin” e gjashtë të tyre të përkohshëm. Kështu ai ju bashkua Nick Carter, Howie Dorough, AJ McLean, Brian Littrell dhe Kevin Richardson në skenë dhe së bashku përformuan hitin e viteve ’90 “I Want It That Way”.
Përpara se të niste të performonte me grupin, Drake ju drejtua fansave në skenë:
“Unë dua që ju të bëni pak zhurmë dhe dua që ta këndoni këtë këngë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është një nga këngët më të mëdha në historinë e muzikës. Unë do të jem në skenë për të, do të përpiqem të këndoj edhe unë.”
© SYRI.net