VIDEO/ Gjesti i Adele për të ndihmuar një fanse në koncertin e saj duatrokitet nga publiku

VIDEO/ Gjesti i Adele për të ndihmuar një fanse në koncertin e saj duatrokitet nga publiku

14:25, 02/07/2022
A+ Aa A-

Pas 5 vitesh nga turneu i saj i fundit, Adele është rikthyer në koncert. 

Para 65,000 njerëzve në Festivalin BST në Hyde Park të Londrës , këngëtarja nuk mundi të frenonte emocionin: "Zoti im, jam kthyer në shtëpi". 

Por në një moment, ajo ndërpreu papritmas performancën e saj pasi u lajmërua nga fansat se kishin nevojë për ndihmë.

 Në videon e xhiruar nga një fans, këngëtarja 34-vjeçare teksa këndonte Skyfall, vuri re disa pjesëmarrës që lëviznin krahët dhe menjëherë kuptoi se diçka nuk shkonte. 

Adele ndaloi së kënduari dhe dërgoi sigurinë në turmën prej 65,000 për të ndihmuar personin në nevojë, duke u kërkuar të tjerëve që të " largoheshin nga rruga"." 

Ky gjest i këngëtares u duartrokit nga i gjithë publiku që ishin në koncertin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco