'Gjendja ime u përkeqësua'- Sopranoja Ermonela Jaho jep lajmin e keq

'Gjendja ime u përkeqësua'- Sopranoja Ermonela Jaho jep lajmin e keq

21:54, 01/07/2022
A+ Aa A-

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka lajmëruar se së fundmi po përballet me disa probleme shëndetësore.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, sopranoja e njohur shkruan se i është dashur të tërhiqet edhe nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH, për të cilin po bënte prej ditësh pova. Sa i përket gjendjes së saj shëndetësore, ajo shkruan se është përkeqësuar por shpreson që së shpejti të rikthehet përsëri në Londër.

Postimi i plotë: 

“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju ndaj që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliaçi nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj. Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Ju uroj të gjithë kolegëve të mi që të kenë një vrapim të mbarë. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shume dashuri Ermonela”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco