Gold Ag ironizon kolegët Reperi flet për përkushtimin ndaj fesë islame dhe zgjerimin e familjes

Gold Ag ironizon kolegët Reperi flet për përkushtimin ndaj fesë islame dhe zgjerimin e familjes

21:04, 01/07/2022
A+ Aa A-

Gold Ag, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi ka bërë sot një rrëfim të rrallë mbi jetën e tij.

I ftuar në “Mirage” reperi u ndal nga përkushtimi te feja islame, te pritja e djalit dhe te reperët shqiptarë dhe muzika e tyre. Kthesa në jetën e tij drejt fesë islame ndodhi në vitin 2009 e që nga ajo kohë ai hoqi dorë nga mënyra e jetesës së mëparshme.

 “Sa i përket kthesës prej kur kam filluar të ndryshoj si Arian është viti 2009. Kur e kërkoja udhëzimin te Zoti doja të vijë një jetë tjetër. Një jetë që e jeton çdo njeri normal. E dalloja që diçka nuk ishte në rregull te unë. Unë rrija zgjuar deri në 6 kur njerëzit iknin për punë. Më mungonte udhëzimi në Zot.”-tregoi ai.

Image

Por a e ka penalizuar përkushtimi ndaj fesë në karrierën muzikore? “Unë gëzohem që jam ky që jam dhe kam lënë shumë gjëra për hir të Zotit. Mund të kisha patur edhe më shumë famë por të isha i devijuar, pa frerë. Kisha kënduar si një pjesë e artistëve që nuk e kanë problem se çfarë thonë e kush i sheh. Përkundrazi, veç më ka ngritur Zoti edhe më shumë. Kërkesat dhe dëshira ime kur isha i vogël ka qenë më e vogël se kjo ku jam sot.”

Gold Ag është baba i një djali e do bëhet së shpejti sërish baba i një djali. I pyetur për të ai tha: “Po presim djalin e dytë që pritet të lindë në shtator. Nusja donte të ishte vajzë, por unë i dua shumë djemtë dhe dua që djali të ketë vëlla. Ndoshta i treti do jetë vajzë. Në dorën tonë është vetëm t’i edukojmë. E kemi menduar emrin por nuk do e zbulojmë ende. Është një emër që i përshtatet Guerilit.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco