Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një bashkëpunim mes Mc Kreshës dhe Luana Vjollcës? Ja detajet

Një bashkëpunim mes Mc Kreshës dhe Luana Vjollcës? Ja detajet

19:48, 01/07/2022
A+ Aa A-

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. Me këtë projekt ajo tregoi një anë tjetër të medaljes nëpërmjet pesë historive të saj personale që sipas saj e kanë bërë të arrijë sot aty ku është.

Ajo i solli këto histori përmes këngëve të cilat u sollën çdo javë dhe kishin secila një histori të veçantë. Por teksa Luana bëri njoftimin për këngën e fundit, e cila do të jetë një bashkëpunim me një reper mjaft të njohur, fansat nuk janë aspak të kënaqur.

Image

Bëhet fjalë pikërisht për reperin Mc Kresha, i cili do të vijë në bashkëpunim me Luanën për këngën e fundit të projektit të saj.

Kresha njihet si një nga reperat më të mirë në trevat shqiptare. Pavarësisht trendeve që ndryshojnë në muzikë ai njihet për stilin e veçante dhe tekstet e pakrahasueshme.

Nga ana tjetër Luana është kritikuar mjaft për përfshirjen e saj në tregun muzikor. Shumë fansa preferojnë ta shohin atë vetëm në moderim, pasi aty ajo jep më të mirën e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco