Fejohet fshehurazi Taylor Swift, pas më shumë se pesë vitesh lidhje

Fejohet fshehurazi Taylor Swift, pas më shumë se pesë vitesh lidhje

15:42, 01/07/2022
A+ Aa A-

Taylor Swift thuhet se është fejuar fshehurazi me të dashurin e saj Joe Alwyn pas më shumë se pesë vitesh lidhje.

Këngëtarja mban një unazë të madhe fejese, ndërsa për fejesën çifti i njohur ka njoftuar vetëm familjen dhe miqtë e tyre.

"Taylor ka një unazë të bukur, por ajo e mban atë vetëm kur është në shtëpi - pas dyerve të mbyllura, domethënë. Vetëm pak njerëz i dinë detajet e dasmës, dhe Taylor nuk i ka treguar as disa nga ekipi i saj për fejesën“, tha një burim për The Sun.

Për momentin nuk ka detaje konkrete për martesën dhe nuk dihet nëse çifti do ta konfirmojë zyrtarisht lajmin.

"Taylor dhe Joe janë tepër të lumtur dhe shumë, shumë të dashuruar. Ata në fakt janë fejuar prej disa muajsh, por i kanë thënë vetëm një rrethi shumë të ngushtë njerëzish. Të gjithë janë betuar për fshehtësi," tha ai.

Swift dhe Alwyn filluan lidhjen e tyre në fund të vitit 2016, pasi thuhet se u takuan në Met Gala në Nju Jork.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco