Çifti i njohur bëhen prindër të një djali, zbulojnë emrin e veçantë

Çifti i njohur bëhen prindër të një djali, zbulojnë emrin e veçantë

14:30, 01/07/2022
A+ Aa A-

Çifti i njohur, Sharna Burgess dhe Brian Austin Green janë bërë prindër të një djali.

Profesionistja e “Dancing With the Stars” solli në jetë fëmijën e saj të parë, më 28 qershor.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, me anë të një foto të postuar në Instagram, ku ka shkruar: “Zane Walker Green 28/06/2022 ora 12:12. Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë trupit tim.”

Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess dhe të pestin për Green.

Aktori ka djemtë Noah, 9 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 5, me ish-bashkëshorten Megan Fox.

Ai është gjithashtu baba i Kassius, 20 vjeç, me ish të dashurën Vanessa Marcil.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco