‘A do merrje pjesë në BBV2?’/ Balerina e njohur ironizon ish-banorët: Unë laj shumë mirë dhe…

‘A do merrje pjesë në BBV2?’/ Balerina e njohur ironizon ish-banorët: Unë laj shumë mirë dhe…

10:01, 01/07/2022
A+ Aa A-

Ajo është një nga balerinat më të komentuara në showbiz-in shqiptar dhe herë pas here merr gjithë vëmendjen e publikut.

Është fjala për Isida Mollaymerrin, e cila së fundmi duket se ka ironizuar ish-banorët e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, Isida u pyet nëse do të merrte pjesë në edicionin e dytë të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Madje ndjekësi shtoi se e imagjinonte balerinën duke gatuar dhe kërcyer në shtëpi.

Balerina e njohur përgjigjen e saj e ka lidhur me faktin se gatuan dhe kërcen shumë mirë, por nuk ka lënë pa përmendur edhe pastërtinë e shtëpisë. Kështu ajo ka ironizuar ish-banorët, të cilëve iu është tërhequr disa herë vëmendje nga produksioni për pastërtinë në shtëpi.

“Unë gatuaj shumë mirë… Kërcej shumë mirë thonë… Dhe më e rëndësishmja laj shumë mirë… se për këtë të fundit kishte shumë nevojë.”- shkruan balerina në “Instastory”, duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse do të bëhej pjesë e formatit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco