Pasi u përfol se është ndarë, aktorja e njohur turke flet për planet e pushimeve

Pasi u përfol se është ndarë, aktorja e njohur turke flet për planet e pushimeve

18:19, 29/06/2022
A+ Aa A-

Alina Boz është një nga aktoret e reja në moshë, por me një karrierë të suksesshme në serialet turke.

Bukuroshja bionde është shumë e njohur edhe në Shqipëri pas debutimit të saj në rolin e Hazallit në “Fate të Kryqëzuara”. Aktorja prej vitesh është në një lidhje me këngëtarin Mithat Can Ozer, ku së fundmi u përfol për një ndarje të tyre.

Image

Kjo nuk rezultoi aspak e vërtetë, madje dyshja së fundmi u panë së bashku. Në një intervistë të shkurtër për gazetarët, Alina u shpreh se gjithçka është në rregull. Aktorja turke nuk hezitoi të fliste edhe për planet e pushimeve.

“Sigurisht pushimet kanë ardhur. Dua të shkoj në det. Të bëj sërf ose diçka. Ne nuk i planifikojmë pushimet kryesisht ndodhin sipas ndjesisë së momentit,”-u shpreh Alina Boz.

Ju kujtojmë që më parë pas pretendimeve se janë ndarë ka reaguar Mithat Can Ozer. Ai mohoi gjithçka. Madje u shpreh i habitur nga trillimet që bëjnë për personazhet publike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco