Ariana Grande-n e gjen belaja me përndjekësin në ditëlindjen e saj

Ariana Grande-n e gjen belaja me përndjekësin në ditëlindjen e saj

16:33, 29/06/2022
A+ Aa A-

riana Grande u sulmua përsëri nga një përndjekës i cili hyri në shtëpinë e saj në Montecito në ditëlindjen e saj të 29-të gjatë fundjavës. Nuk është hera e parë që personi në fjalë e bën diçka të tillë kundrejt këngëtares. Burri me emrin Aharon Brown, ndoqi Arianën vitin e kaluar kur arriti në shtëpinë e saj në Hollywood Hills me një thikë. Ai dyshohet se bërtiti ‘Do të të vras ‘ duke shkaktuar mjaft frikë.

Image

Brown u arrestua për kërcënime kriminale në atë kohë dhe Grande iu dha një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër tij pas incidentit. Për fatin e saj, Ariana nuk ishte në shtëpi kur dyshohet se ndodhi ngjarja dhe policia mbërriti dhe arrestoi Brown menjëherë pasi u ndez alarmi i sigurisë.

Image

Brown është akuzuar për ndjekje, dëmtim të linjave të energjisë, vjedhje, shkelje të një urdhri gjykate dhe pengim. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe tani është në paraburgim, sipas TMZ.

Kjo nuk është hera e parë që Grande vihet në shënjestër të një sulmuesi të tillë. Në maj të vitit 2020, Grande dhe nënës Joan iu dhanë urdhra ndalimi pesë-vjeçar kundër një ndjekësi të quajtur Fidel Henriquez. Por kësaj radhe sulmuesi nuk e kërcënoi por ai kaloi fshehtas sigurimin për të lënë një shënim dashurie në derën e saj.

Fenomeni i përndjekjes nuk është diçka e re në botën e famës. Mjaft figura të famshme detyrohen të lëvizin me sigurim apo të kufizojnë fare lëvizjen për shkak të rasteve të tilla.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco