Aktori kujton mikun e tij të ndjer, Enea Zhegun: I rrëzoi të gjithë partizanët e plagosur me etydin para Timo Fllokos

22:36, 28/06/2022
A+ Aa A-

I ftuar në A Shoë me Adi Krastën në SYRI TV, aktori Herion Mustafaraj ka folur për jetën e tij në gjimnaz dhe shoqërinë me aktorin e ndjerë Enea Zhegun, me të cilin ka luajtur filmin ‘Tomka dhe shokët e tij’.

Mustafaraj kujtoi aktorin e ndjerë Enea Zhegu, duke sjellë një nga historitë e tyre reale në shkollën e artit, prezantimin e një etydi para pedagogut Timo Flloko.

Aktori tregoi se Enea ishte shumë krijues dhe talentin e tij që edhe në shkollë u mundua ta shpëfaqte.

Mustafaraj: Gjatë viteve Enea tregoi një fuqi tjetër që për të cilën e kam qejf dhe e adhuroi pasi kemi parë edhe talentin e tij që edhe në shkollë u mundua ta shpëfaqte.

Enea ishte shumë krijues. Na mori të gjithë çunat e klasës dhe na çoi të merrnim një trung të madh diku te 7 apo 8 metra. Ishim 10 apo 12 çuna dhe e kemi ngritur dhe e kemi kaluar para kryemistrisë dhe e kemi futur në skenën e shkollës. Kur hynë pedagogët u shtangën, Timo Flloko tha ua kush e ka sjellë këtë. Unë tha Enea. Por për çfarë të duhet. Do e shihni tha Enea. Mund të filloj, fillo tha.

Ishim veshur të gjithë si partizanë pasi veshje partizanësh kishim sa të duash dhe të gjithë do të kalonin trungun. Futeshin nga kuintal dhe kalonin në trung, duke mbajtur njëri tjetrin dhe kur shkonin në mes Enea tunde trungun dhe të gjithë u rrëzuan asnjë nuk e kaloi dot trungun. Dhe filloi ilariteti në sallë dhe të qeshurat. Dhe kur mbaroi etydi në fund Timo Flloko i tha po ça ishte kjo mo Eno. Ishin partizanë i tha të plagosur dhe po transportoheshin për në spital. Po të gjithë ranë i tha, Flloko, po i tha të gjithë ranë në lum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco