Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Melinda Ademi po sjell një bashkëpunim?

Melinda Ademi po sjell një bashkëpunim?

18:24, 26/06/2022
A+ Aa A-

Reperja e njohur, Melinda Ademi ka nxitur kureshtjen e fansave përmes një postimi të radhës.

Teksa solli disa imazhe tejet atraktive, reperja la të kuptohet se kënga e ardhshme është drejt finalizimit.

Krijuesja e hitit “Melodia” pozoi në një fustan të shkurtër ngjyrë rozë të cilin e përshtati me këpucë me po të njëjtën nuancë.

Melinda dukej në top formë, ndërsa në mbishkrimin ajo zbuloi se kënga e re është një bashkëpunim duke mos dhënë në shumë detaje.

I menjëherë ishte reagimi i fansave në hapësirën e komente, ndërsa fotografit e reja të zeshkanes bukuroshe morën edhe mijëra pëlqime.

Theksojmë që kënga e fundit e reperes është “All night” e lansuar në maj të këtij viti e që u prit mirë nga fansat.

Ndërsa, Melinda mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore dhe koncerte të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco