‘I zuri’ vendin Olsës? Lori Hoxha paralajmëron një tjetër surprizë

‘I zuri’ vendin Olsës? Lori Hoxha paralajmëron një tjetër surprizë

14:56, 26/06/2022
A+ Aa A-

“Big Brother VIP” u kthye në një nga emisionet më të ndjekur.

I drejtuar nga Arbana Osmani, pjesë e shtëpisë më të famshme ishin persona Vip të skenës shqiptare.

Mesa duket “Top Channel” do vazhdojë traditën dhe këtë sapo na e konfirmoi Lori Hoxha.

Ajo lajmëroi se edicioni i dytë do të vijë në dhjetor përsëri, pas ‘Kupës së Botës’.

“Në fund të dhjetorit, direkt mbas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të na pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë. Por deri atëherë programacioni ditor edhe ai prime do jete ‘top’ ndaj nuk do e ndjeni shumë mungesën”- shkroi ajo.

Kështu, Lori konfirmoi dhe transmetimin e “Fifa Wolrd Cup 2022” gjatë nëntorit dhe dhjetorit.

Por, Lori nuk harroi të përmendë që deri atëherë programacioni ditor dhe prime do të jetë plot dhe nuk do e ndjemë shumë mungesën.

Mesa duket Lori paska dhe surpriza të tjera që do i zbulojë së shpejti. Ajo është rikthyer së fundmi në ekran dhe thuhet se do të vijë si producente në emisionin “Për’puthen”.

Sipas zërave, Olsa Muhameti do të largohet dhe produksionin po e merr në dorë vetë Lori Hoxha.

Të njëjtat burime zbulojnë se Lori do të vijë si producente dhe si prezantuese në vend të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco