Erjola Doçi sqaron deklaratën që bëri bujë: ‘Kam krehër për këmbët, harxhoj 2 mijë euro’

Erjola Doçi sqaron deklaratën që bëri bujë: ‘Kam krehër për këmbët, harxhoj 2 mijë euro’

14:42, 26/06/2022
A+ Aa A-

VIP-at shqiptarë komentohen shpesh për jetën e luksit që shfaqin në rrjetet sociale dhe udhëtimet jashtë vendit, ku dhe shpesh bien pre e paragjykimeve nga ndjekësit se ku i gjejnë të ardhurat.

Erjola Doçi ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në rrjet për shkak të një deklarate që bëri në një intervistë.

Ajo nuk ngurroi që të tregonte shifrat marramendëse të shpenzimeve për trajtimet e fytyrës.

Doçi u shpreh se harxhon minimumi 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre në muaj. Deklarata e saj i habiti të gjithë, pasi më pas shtoi se ka një krehër për të krehur këmbët pas dushit.

Image

Pas këtyre deklaratave, njerëzit nisën duke pyetur se “çfarë pune bën, që ka kaq shumë shpenzime”.

Këtë e ka sqaruar teksa ishte pjesë e rubrikës “Në Trotuar” në “E Diell”.

Edhe pse ishte duke u diskutuar një temë krejt tjetër, ajo tërhoqi vëmendjen kur nxori krehrin e këmbëve.

“Dikush ka prioritet të vishet, të blejë rroba, unë kam prioritet të kujdesem për lëkurën, higjienën. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, por më shumë”, tha Erjola.

Ndërsa pyetjes se “çfarë pune bën dhe kush e mban”, ajo shtoi:

“E para më mban Erjola, familja. E dyta e kam thënë shkon një kosto aq me apo pa bashkëpunime. Dy tagg në rrjetet sociale na bëjnë sa dy mijë euro”- u shpreh ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco