Jemi mësuar ta shohim si aktore, por ja si duket Angelina Jolie në rolin e regjisores

Jemi mësuar ta shohim si aktore, por ja si duket Angelina Jolie në rolin e regjisores

12:42, 24/06/2022
A+ Aa A-

Edhe pse do donim ta shihnim në ekranin e madh të kinemasë si aktore, duhet ta pranojmë se roli i regjisores Angelina Jolie i shkon shumë.

Ylli hollywood-ian dhe ekipi i saj kohët e fundit filluan të xhiroheshin në Romë për filmin e ri “Without Blood”.

Dhe tashmë kanë dalë edhe fotot e para nga sheshxhirimi. Angelina Jolie është fotografuar pas kamerave gjatë gjithë kohës shumë e përqëndruar, teksa aktorja Salma Hayek po xhironte një skenë ku shfaqej duke ndezur një cigare.

47-vjeçarja, e cila po bën një hap pas nga aktrimi dhe po fokusohet te regjia, dukej se po përjetonte çdo skenë. Me kufje në vesh, Angelina kishte një pamje ttipike pune- me një palë pantallona të gjera dhe një kanotiere bezhë sportive që i lejonte të punonte lirshëm. Ajo u shfaq pa makeup, me flokët e kapura teksa kishte vendosur një palë syzve.

Angelina dukej e zënë teksa bisedonte me stafin dhe organizonte sheshxhirimin, e mbushur me grupe filmimi. Në një moment ajo u pa duke biseduar me Salman, të cilës me gjasa ka qenë duke i dhënë disa këshilla aktrimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco