Humbja e shpejtë e kilogramëve, Kim Kardashian ‘kryqëzohet’ nga fansat në Internet

Humbja e shpejtë e kilogramëve, Kim Kardashian ‘kryqëzohet’ nga fansat në Internet

10:23, 24/06/2022
A+ Aa A-

Kim Kardashian po përballet me reagime jo të mira në internet pasi vazhdon të informojë për humbjen e shpejtë të peshës së saj.

Më parë ajo mori kritika pasi u “mburr” se humbi disa kilogramë në tre javë për t’u përshtatur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe.

Gjatë një paraqitjeje në “Today” këtë javë, ylli i reality show foli sërish për heqjen e disa kilogramëve.

Image

“Doja shumë ta vishja këtë fustan. Ishte vërtet e rëndësishme për mua. Në fakt më mësoi shumë për stilin e jetës dhe shëndetin tim dhe që atëherë, më pas, vazhdova të ushqehesha vërtet shëndetshëm”, i tha ajo bashkëprezantuesve të “Today”, Savannah Guthrie dhe Hoda Kotb.

Kim tha se është e lumtur me transformimin e saj.

“Kam më shumë energji se kurrë. Kam hequr dorë nga sheqernat. Po haja shumë ushqime të padëshiruara. As vetë nuk e kuptova se si. Shumë ushqime të skuqura. Dhe unë ndryshova plotësisht stilin tim të jetesës,” shpjegoi ajo.

Kardashian kishte thënë më parë se kishte hequr dorë nga sheqeri dhe karbohidratet për “pothuajse një muaj”, por u kritikua nga disa, si aktorja Lili Reinhart, e cila pretendoi se është “e neveritshme” për të famshmit të pranojnë se “vdesin nga uria” duke marrë parasysh ndikimin e tyre të madh.

Image

Por pas kritikave, ajo menjëherë reagoi.

“Nuk po thoja, ‘Hej të gjithë, pse nuk humbisni peshë në një periudhë të shkurtër kohe?’”, tha ajo.

Mirëpo, teksa Kim informon ndjekësit e saj se po humbet peshë, shumë persona kanë lëshuar kritika kundrejt saj.

Dikush shkroi: “Do të doja që njerëzit të ndalonin së raportuari për humbjen e peshës së Kim Kardashian dhe të injoronin faktin që ajo ka rritur pothuajse çdo pjesë të trupit të saj deri në atë pikë sa mezi duket njerëzore.”

“E urrej edhe më shumë Kim Kardashian për promovimin e dietës së saj kufizuese. Nëse e shikoni, gjëja e parë që shfaqet është ‘dieta për humbje peshe’ dhe është e frikshme”, theksoi një ndjekëse.

“Stil jetese toksike!” –shkroi dikush tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco