Georgina kujton në mënyrën më të ndjerë djalin e saj të humbur

Georgina kujton në mënyrën më të ndjerë djalin e saj të humbur

09:59, 24/06/2022
A+ Aa A-

Vetëm para pak kohësh Georgina dhe Christiano Ronaldo kaluan një periudhë të vështirë në jetën e tyre teksa u përballën me një dhimbje të madhe, atë të humbjes së djalit të tyre.

Ishin po ata Georgina dhe Cristiano të cilët ndanë me miqtë dhe ndjekësit e tyre të Instagramit këtë lajm teksa në shkrimin e tyre dallohej trishtimi që ikja e vogëlushit të tyre i kishte lënë.

Ata vendosën të ecnin përpara me katër fëmijët e tyre duke nisur pushimet e para dhe duke shijuar çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Por Giorgina është emocionuar sërish duke mos harruar djalin e saj teksa ka fotografuar një rreze në qiellin e zymtë duke kujtuar engjëllin e saj.

Po ashtu dhe Ronaldo ka shënuar gola në emër të djalit të tij i cili për shkak të komplikacioneve gjatë lindjes nuk ja doli dot mbanë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco