Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Si të lë Marku të flasësh kështu'/ Rudina Dembacaj i jep përgjigjen epike ndjekëses

'Si të lë Marku të flasësh kështu'/ Rudina Dembacaj i jep përgjigjen epike ndjekëses

09:31, 24/06/2022
A+ Aa A-

Aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun.

Ata nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj , me të cilin ka edhe një vajzë, Viktoria.

Rudina është goxha aktive në rrjetet sociale dhe përpiqet të jetë sa më pranë ndjekësve të saj.  Së fundmi aktorja e humorit ka zhvilluar një bisede virtuale me to.

E mes shumë pyetjeve të bëra, një ndjekëse duket se ka shprehur ‘mospëlqimin’ e saj në lidhje me përgjigjet që Rudina iu kthen atyre.  Kjo gjë duket se i ka tërhequr vëmendjen aktores e cila nuk ka nguruar aspak t’i japë një përgjigje epike.

‘Si të lë Marku të përgjigjesh kështu?”- e ka pyetur ndjekësja ndërsa Rudina u përgjigj: “Më vjen keq kur lexoj ende vajza, që mendon se duhet marrë leje që të shprehësh mendimet… Ku ka Zot që më ndalon mua të flas mi motër?!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco