Si problemet e shumta çuan në ndarjen e Kendall Jenner me Devin Booker dhe raporti i tyre për momentin

Si problemet e shumta çuan në ndarjen e Kendall Jenner me Devin Booker dhe raporti i tyre për momentin

18:37, 23/06/2022
A+ Aa A-

Ndonjëherë diçka jo serioze por e përsëritur mund të çojë në fundin e një marrëdhënieje.

Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner dhe Devin Booker së fundmi i kanë dhënë fund romancës së tyre . Sa i përket arsyes së ndarjes së çiftit, një burim i ka thënë E!News se ata u përballën me disa probleme sfiduese pasi morën pjesë së bashku në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.

“Ata kaluan shumë bukur në Itali së bashku. Por sapo u kthyen, filluan të dukeshin sikur nuk ishin në një linjë dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme. Kendall i tha Devinit se donte hapësirë ​​dhe kohë .” -ka thënë një burim për median amerikane.

Image

Por, pavarësisht ndarjes së tyre, modelja dhe lojtari i ‘Phoenix Suns’ ruajnë ende në marrëdhënie miqësore. “Ata kanë qenë në kontakt dhe kujdesen për njëri-tjetrin”, shtoi burimi. “Ata të dy shpresojnë gjejnë një zgjidhje, por tani janë të ndarë.”

Kohët e fundit madje Kendall bëri edhe një deklaratë të papritur duke thënë se ka ardhur koha të bëhet nënë.  Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kendall dhe motra e saj Khloe Kardashian shkuan për të blerë rroba për fëmijë për Kylie Jenner, e cila ishte shtatzënë në kohën e xhirimeve dhe supermodelja bëri një rrëfim befasues. “Oh zot, të jem në një dyqan bebesh ndihet si më reale për mua këto ditë”, -i tha Kendall Khloe. “Sikur po vjen dita edhe për mua, e kupton?”

Image

Në prill, Kendall rrëfeu për ‘Daily Pop’ se mamaja Kris Jenner dhe Kylie i kishin bërë presion për të krijuar një familje. Siç shpjegoi ajo, Kris “thjesht më dërgon mesazhe kot dhe thotë, ‘Mendoj se është koha’, dhe unë i them, ‘A nuk varet nga unë?!’” Deri atëherë, Kendall është e lumtur që është vetëm teze. “Dua të them që kam kaq shumë mbesa dhe nipër”, -tha ajo në një rrëfim gjatë episodit të Kardashians të 9 qershorit. “Por është gjithmonë emocionuese të takosh një personalitet të ri të vogël.”

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco