Britney Spears rikthehet në Instagram, ja çfarë ka bërë këngëtarja pas martesës së saj

Britney Spears rikthehet në Instagram, ja çfarë ka bërë këngëtarja pas martesës së saj

16:49, 23/06/2022
A+ Aa A-

Britney Spears është rikthyer sërish në Instagram pas një pauze të shkurtër.

Këngëtarja ka zbuluar në postimet e saj të fundit se kanë blerë një shtëpi të re dhe shtoi se ata nuk kanë kaluar ende një muaj mjalti pas martesës.

“Është kaq e çuditshme që zgjohem dhe gjithçka është e re … pishinë e re … kuzhinë e re … krevat i ri … mendoj se jam në shok !!!” shpjegoi ajo.

Spears postoi foto të saj duke pozuar në oborrin e shtëpisë së saj e veshur me bikini shumëngjyrëshe si dhe një video të Asghari duke u zhytur në pishinën e madhe.

“U zhyta mirë në pishinën time”, vazhdoi të shkruante fituesja e Grammy. “Është kaq e ndritshme dhe vendI është i këndshëm”.

Ylli i “Crossroads” i siguroi fansat  se “jeta e saj po shkon më së miri “ pas martesës së saj në fillim të këtij muaji – megjithëse ajo vuri në dukje se lëvizja në një shtëpi të re kaq shpejt pas dasmës së saj nuk ishte “gjëja më e zgjuar për tu bërë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco