Nuk mundi të mposhtë sëmundjen/ Ndërron jetë regjisorja e njohur Vjosa Berisha

Nuk mundi të mposhtë sëmundjen/ Ndërron jetë regjisorja e njohur Vjosa Berisha

14:38, 23/06/2022
A+ Aa A-

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit regjisorja e njohur Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Fatos Berisha me anë një postimi në “Instagram” i cili ka njoftuar largimin nga jeta e të dashurës së tij të zemrës.
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin ‘University College Hospital në Londër’. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që para pak ditësh Fatos Berisha ishte i ftuar në emsionin në “N’majë t’Gjuhës” me Xheraldina Vulën, ku foli për marrëdhënien e mirë që gëzonte me Vjosën duke e ndjerë veten me fat për dashurinë që kishin ndaj njëri-tjetrit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco