Sherr në eventin e rëndësishëm grek, plagoset moderatorja dhe këngëtarja e njohur

Sherr në eventin e rëndësishëm grek, plagoset moderatorja dhe këngëtarja e njohur

12:44, 23/06/2022
A+ Aa A-

Një incident është shënuar në “Mad Video Music Awards 2022”, një nga evenimentet më të rëndësishme në Greqi.

Dy reperët, Light dhe Snik janë përplasur me njëri-tjetrin ku për rrjedhojë ka mbetur e plagosur prezantuesja Roula Koromila.

Një foto që po bën xhiron e rrjetit tregon prezantuesen e cila është ulur në shkallë dhe duket se ka lënduar këmbën.

Sherri i ashpër ka ndodhur në kohën kur këngëtarja e njohur Elena Paparizou po përgatitej të merrte një çmim nga Ioanna Paliospyrou.

Në video, Elena Paparizou shihet e tmerruar. Në fakt duket se këngëtarja ka bërë një përpjekje të madhe për t’u larguar.

Madje asaj iu desh të shkelte karriget duke u përpjekur të largohej, ndërkohë që reperët vazhdonin të grushtoheshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco