Është muaji i Gaforres, shenjës më romantike të zodiakut, çfarë të dini për të

Është muaji i Gaforres, shenjës më romantike të zodiakut, çfarë të dini për të

11:37, 23/06/2022
A+ Aa A-

Sot është data 22 dhe kemi hyrë pikërisht në muajin e gaforres.

Mos u besoni miteve për gaforret. Është një shenjë e shumë anshme, e paparashikueshme.

Shumë e butë, por e aftë për të mbajtur mëri të përjetshme që hedhin hije mbi gjërat e tjera.

Gaforrja është gati të mbërrijë në solsticin e verës, jepini një buzëqeshje, dhe kjo shenjë do të jetë e lumtur. Thuhet se gaforrja është dembele dhe sigurisht që është. Por kjo kuptohet, pas binjakëve dhe euforisë së tyre është nevoja për të marrë frymë lirshëm.

Në gjumë gaforrja rigjeneron vetveten, krijon ëndrra dhe hapësira ku askush tjetër nuk mund të arrijë. Kjo shenjë me sy të përlotur, e rrëmbyer nga një melankoli pëlqyese që po, do të donte të dilte e të dëfrehej por në fund shtrihet dhe qëndron, për të qenë pak më e ngjitur pas ndjenjave dhe keqardhjeve të së shkuarës.

Eshtë kështu. Gaforrja dashuron pa masë. Dhe mbart me vete ngarkesën e emocioneve, kujtimeve, fotove të dashurive të dikurshme të paharruara, të bëra kushedi kur, shënime dhe poezi të thërrmuara nëpër pusulla.

Sepse gaforrja është shenja e poezisë, e një butësie të pangopur, e një marramendjeje që i kthehet nënës, zonjës absolute që e bëri përgjithmonë një fëmijë kërkues.

Dhe që nëse njihni  një gaforre rrugës do të shihni një njeri sentimental dhe të keq, që nga ana tjetër duket edhe i butë edhe i zymtë, edhe i urtë edhe arrogant. Por e gjithë kjo ndodh sepse kjo shenjë nuk ngopet kurrë me dashuri. vetëm për këtë arsye.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco