Ardian Bujupi na zbulon aksesorin që nuk mungon kurrë në valixhen e Ledri Vulës

Ardian Bujupi na zbulon aksesorin që nuk mungon kurrë në valixhen e Ledri Vulës

09:43, 23/06/2022
A+ Aa A-

Çdokush nga ne ka një aksesor, një rrobë apo një objekt i cili nuk mund të mungojë kurrë në valixhen tone të udhëtimeve. Nuk ka rëndësi destinacioni apo arsyeja e vizitës, atë gjë e kemi kudo me vete.

 E nëse jeni kuriozë cili është “fiksimi” i Ledrit, sapo na e zbuloi miku i tij Ardian Bujupi. Djemtë kanë nisur xhirimet e videoklipit të tyre të ri që do të publikohet së shpejti dhe për këtë arsye kanë udhëtuar në disa vende. E duket se Ardianit i ka tërhequr vëmendjen valixhja e Ledrit dhe jo pa arsye. Valixhja e reperit është e “bombarduar” me atlete të tipit “Nike Air Jordan 1”. Dhe kur themi e bormbaduar nuk po e ekzagjerojmë. Në foton e postuar nga Bujupi, dallohen lehtësisht mbi 8 palë atlete të tilla dhe përmendim që kjo është vetëm një valixhe.

Nëse keni parë me vëmendje daljet publike të reperit, vihet re lehtësisht që këto atlete janë të preferuarat e tij.

E nëse kaq atlete i merr me vete vetëm për një xhirim videoklipi, jemi kuriozë të dimë se sa është numri i koleksionit që ka në shtëpi!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco