Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pas mosmarveshjeve me Dafinën, Tayna sjell një tjetër version të këngës ‘Bye Bye’

Pas mosmarveshjeve me Dafinën, Tayna sjell një tjetër version të këngës ‘Bye Bye’

09:08, 23/06/2022
A+ Aa A-

Dy vite më parë Tayna dhe Dafina Zeqiri sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Bye Bye”.

Duket se pas këtij projekti, raporti shoqëror mes vajzave do të merrte fund.

Edhe pse arsyet nuk u bënë asnjëherë të qarta, artistet shkëputën çdo kontakt.
Por pavarësisht kësaj krisjeje, të dyja vajzat vazhdojnë ta këndojnë këngën në koncertet e tyre. Por Tayna në një version pak më ndryshe.
Në një nga koncertet e saj të fundit, teksa këndon bashkëpunimin me Dafinën, Tayna as nuk preferon ta përmendi emrin e saj në këngë.

Vargun e njohur: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”, ajo e ka shndërruar në: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i artistes.
Nga ana tjetër deri në këto momente, Dafina ka preferuar që këngën ta sjellë në versionin origjinal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco