Rupert Murdoch dhe Jarry Hall do të divorcohen, a do ta ndajë titani i medias pasurinë me ish-modelen

Rupert Murdoch dhe Jarry Hall do të divorcohen, a do ta ndajë titani i medias pasurinë me ish-modelen

08:42, 23/06/2022
A+ Aa A-

Rupert Murdoch dhe Jerry Hall do të divorcohen pas gjashtë vitesh.

Miqtë e mandatit 91 vjeçar të medias dhe ish-modeles 65 vjeçare Jerry Hall  janë befasuar nga ndarja e papritur e çiftit, shkruan New York Times.

Kjo ishte martesa e katërt për Murdoch, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 14 miliardë paundë.

Ndërsa për Hall kjo ishte teknikisht martesa e parë pas një lidhje 22 vjeçare me këngëtarin e Rolling Stones, Mick Jagger me të cilin ka katër fëmijë.

Nuk dihet nëse Murdoch dhe Hall kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore, megjithatë manjati i medias kishte nënshkruar një të tillë me gruan e tij të tretë, Wendi Deng.

Murdoch dhe Hall u panë për herë të fundit së bashku në publik në Londër në gusht 2021, kur u fotografuan duke mbërritur veçmas për një darkë.

New York Times citoi dy burime për historinë e tyre të ndarjes, të dy folën në kushte anonimiteti.

Bizneset e Murdoch përfshijnë Sky TV, gazetat The Sun dhe Times.

Ai zotëron gjithashtu rrjetin televiziv amerikan Fox News dhe Wall Street Journal, së bashku me disa sipërmarrje në vendlindjen e tij Australi. 

Murdoch u takua me Hall pas ndarjes nga  Deng, 53 vjeç, nga e cila u divorcua në vitin 2014 pas 14 vitesh martesë.

Kur çifti u nda pati spekulime –të mohuara nga Deng se ajo ishte në një lidhje me Tony Blair, kumbari i vajzës së saj dhe të Murdoch, Grace.

Murdoch u takua me Hall në Australi në vitin 2015.

Pas javësh spekulime çifti doli publikisht në finalen e Kupës së Botës në regbi në në Twickenham në Londër, në tetor të 2015.

Murdoch u fotografua duke puthur Hall në faqe teksa ajo buzëqeshte.

Ata bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq në Golden globe në 2016.

Miqtë e tyre thanë atëherë:

''Rupert nuk mund të ishte më i lumtur se kaq. Ai nuk po sillet si një plak por si një adoleshent i dashuruar. Ai duket vërtetë shumë i lumtur, është një gjë e mrekullueshme.’

Dasma e tyre zyrtare ishte një ngjarje e vogël, një javë para ditëlindjes së 85-të të Murdoch, ku morën pjesë miqtë e tyre më të ngushtë.

Gruaja e parë e Murdoch ishte Patricia Booker një modele australiane.

Ata u divorcuan në vitin 1965.

Më pas ai u martua me një ish-reportere, Anna për më shumë se tre dekada derisa u ndanë në vitin 1999.

Spekulimet ishin të shumta mbrëmë se si pasuria e madhe e Rupert Murdoch do të ndikohej nga një divorc.

Është e paqartë se sa nga pasuria prej 14 miliardë funtesh të manjatit mediatik mund t'i shkojë Jerry Hall.

 Avokati Mark Stephens, i firmës Howard Kennedy, tha se zoti Murdoch mund të ketë nënshkruar një marrëveshje paramartesore 'mjaft bujare'.

Kjo do të ishte hartuar me 'parashikimin për të mos ndërhyrë në vijën e trashëgimisë', për perandorinë e biznesit të manjatit. 

Daily Mail shkruan se çdo divorc nuk ka gjasa të ndikojë në pronësinë e kompanive të tij. 

Megjithatë, pronat që çifti ka fituar që nga martesa mund të jenë në rrezik.

 Në vitin 2019, ata blenë një pronë gjeorgjiane prej 11.25 milionë paundë pranë Henley-on-Thames në Oxfordshire.

Dhjetorin e kaluar çifti shpenzoi 228 milionë funte në një fermë bagëtish prej 340,000 hektarësh pranë Parkut Yellowstone në SHBA.

Pronat e tjera të familjes përfshijnë një fermë në Kaliforni, një punishte vere në Los Anxhelos dhe një fermë delesh dhe bagëtish në vendlindjen e zotit Murdoch në Australi.

Ndërsa  Hall bëri pasuri nga karriera e saj si modele, duke u bërë fytyra e markave të tilla si kozmetika Revlon.

Ajo gjithashtu kishte role të vogla në filma duke përfshirë Batman. 

Kur ajo u nda nga Mick Jagger, pasuria e saj vlerësohej 18 milionë paundë.

ImageFoto nga dasma e Jerry Hall dhe Rupert Murdoch me familjarët e tyre.

ImageJerry Hall dhe biznesmeni i medias Rupert Murdoch blenë një rezidencë të madhe për të jetuar së bashku në Cotswolds.

ImageTitani i medias australian Rupert Murdoch dhe Jerry Hall

ImageNë dasmën e çiftit morën pjesë të dhjetë fëmijët e tyre, duke përfshirë dy djemtë e Murdoch, Lachlan (majtas) dhe James (djathtas)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco