Trajneri i Juventusit denoncon ish-gruan, ka shpenzuar 200 mijë euro nga paratë e djalit

Trajneri i Juventusit denoncon ish-gruan, ka shpenzuar 200 mijë euro nga paratë e djalit

20:37, 22/06/2022
A+ Aa A-

Problemet dhe “lufta” mes Max Allegrit dhe Claudia Ughi, ish-bashkëshortes së tij, nuk kanë fund.

Trajneri i Juventusit ka një djalë 11-vjeçar nga raporti me Claudian.

Allegri paguan 10 mijë euro në muaj për mirëmbajtjen e djalit, por pretendon se ish-gruaja e tij i shpenzon këto para për vete.

Tekniku livornez kërkoi që kjo shumë të përgjysmohej, duke pretenduar të paguante 5 mijë euro në muaj si pasojë e faktit që mbeti pa punë për dy vite (2019-2021).

Gjithsesi, ankesa e bërë në Gjykatën e Torinos në janarin e vitit të kaluar u refuzua, si në shkallë të parë dhe në apel, edhe pse Allegri pretendonte se gjendja e tij financiare ishte përkeqësuar.

54-vjeçari ka denoncuar ish-gruan e tij me pretendimin se shpenzon për qejfet e veta paratë e djalit, të cilat i ka shfrytëzuar edhe për t’i paguar shkollën e lartë vajzës së saj.

Claudia Ughi akuzohet për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare dhe më 5 korrik do të paraqitet në sallën e gjyqit, në Pallatin e Drejtësisë “Bruno Caccia” në Torino.

Lidhja 13-vjeçare përfundoi në vitin 2017. Max dhe Claudia arritën një marrëveshje në Gjykatën Civile të Torinos, ku trajneri i Juves mori përsipër të paguante dhjetë mijë euro në muaj për mbajtjen e fëmijës.

Nga hetimet u zbulua se Claudia do të kishte mbi 200 mijë euro shpenzime të panevojshme nga 600 mijë euro që kishte marrë pas përfundimit të marrëdhënies me Allegrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco