Pse vendosi të flasë për abortin e saj? Orinda Huta e ka një përgjigje

Pse vendosi të flasë për abortin e saj? Orinda Huta e ka një përgjigje

15:44, 22/06/2022
A+ Aa A-

Orinda Huta në një intervistë së fundmi ka rrëfyer eksperiencën e saj të trishtë me abortin. Pas intervistës së sinqertë ajo ka bërë një postim në Instagram ku ka sqaruar se pse e ka bërë një rrëfim të tillë tani pasi është bërë nënë.

“Shumë kush mund të pyesë dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të bëheshim bashkë vec në trishtim por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo që mezi e pret një mrekulli. Falenderime nga zemra për dashurinë dhe urimet”- u shpreh ajo.

Gjithashtu Orinda tha se pasi ndau një pjesë të përjetimit të saj ka marrë shumë mesazhe dhe mbështetje nga vajza dhe gra që kanë përjetuar të njëjtën gjë.

“Inboxin e kam pasur plot dhe jam përpjekur cdo dite t’ju përgjigjem. Me besoni ka ende shumë pa hapur për të më vërtetuar sërish se sa shumë jemi me këtë lloj përjetimi. Jam prekur me secilën prej historive që keni ndarë”.

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco