KAFE SHQETO/ Primabalerina Ledia Sulaj në një rrëfim për jetën dhe karrierën

KAFE SHQETO/ Primabalerina Ledia Sulaj në një rrëfim për jetën dhe karrierën

14:21, 22/06/2022
A+ Aa A-

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte e ftuar primabalerina e njohur  e “Teatrit Kombëtar dhe Operas dhe Baletit”, Ledia Sulaj.

Artistja foli për pasionin e hershëm dhe vështirësitë në rrugëtimin e saj në botën e artit.

Krahas punës së saj në “TKOB” si primabalerina, Sulaj gjithashtu i mëson brezave të rinj artin e të bërit balet.

Ajo tha se dita e saj është e mbushur me aktivitete dhe me mësimdhënie.

Ndër të tjera, Ledia rrëfeu edhe si nisi karriera e saj në “TKOB”:

“Unë u futa menjëherë në Teatrin e Operas kur gjeta mundësi, më pas, pas disa viteve u emërova në bazë të roleve që kisha bërë dhe cilësisë se si i bën rolet”.

E pyetur për vështirësitë për tu bërë soliste, artisja u përgjigj kështu:

“Unë vuajta, sepse mund ta kisha marrë këtë si status pas dy viteve të para, por e mora pas 7 vitesh. Jam futur që 18 vjeç, sepse një balerinë që sa mbaron “Shkollën e Baletit” quhet profesionist, që 18 vjeç kam shkuar në teatër në 20077 dhe në 2014 mora statusin e primabalerinës, kështu që ka qenë një karvan i gjatë, i lodhshëm e i mundimshëm”.

 

Për më tepër ndiqni videon:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco