FOTO/ Kush është partneri i ri i Alvisës që e ka larguar nga Shqipëria

FOTO/ Kush është partneri i ri i Alvisës që e ka larguar nga Shqipëria

12:40, 22/06/2022
A+ Aa A-

Alvisa ishte ndër personazhet më të spikatura në edicionin e fundit të Përputhen. Pasi të gjithë djemtë u vunë ‘në radhë pas saj’, historinë e komplikoi më shumë edhe ish-partneri i saj kur u bë pjesë e formatit.

Megjithatë, pas shumë debateve, akuzave, bjondja simpatike ia doli që të niste një lidhje me Bashkimin dhe të dilnin nga emisioni si çift.

Por duket s ekjo histori nuk zgjati shumë, duke njoftuar ndarjen vetëm pak javë më pas. Por duket se dashuria ka trokitur për herë të tretë tek Alvisa.

Prej kohësh e kemi parë ish-konkurrenten që udhëtonte jashtë Shqipërisë.

Mendonim se ishin pushimet ato që e largonin nga vendi, por nuk paska qenë kështu. Bëhet me dije se është djaloshi që i ka fituar zemrën ai që e ‘detyron’ të udhëtojë shpesh. Partneri i ri i saj jeton jashtë Shqipërisë, ndaj edhe dy të rinjtë takohen në destinacione të ndryshme.

Vetë Alvisa ka publikuar një foto, ku shfaqet e përqafuar me të dashurin e ri. Ndonëse ka zgjedhur mos t’ia publikojë të plotë portretin, ajo shfaqet më e dashuruar se kurrë me djalin enigmatik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco