‘Ju kom tregu me kohë që jom Nana’/ Fjolla Morina ironizon me këngën e re

‘Ju kom tregu me kohë që jom Nana’/ Fjolla Morina ironizon me këngën e re

11:42, 22/06/2022
A+ Aa A-

Prej një kohe të gjatë Fjolla Morina i kishte munguar tregut muzikor duke bërë një pauzë nga muzika por këngëtarja vendosi të rikthehet me një këngë ritmike në bashkëpunim me një tjetër artist Nushin.
Kënga titullohet “Suppa Duppa” dhe si duket menjëherë pas publikimit ka arritur 1Milion klikime në YouTube. Projekti i ri i këngëtares është pritur mirë nga fansat të cilët nuk kanë nguruar as ta përgëzojnë atë në komente.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as “ironia” e Fjollës e cila këtë sukses të këngës e ka shoqëruar me shkrimin krah fotos duke thënë:
“Ju kom tregu me kohë që jam Nana. Tjera herë më easy mos e merrni malin se per 3 minuta jau djegim komplet verën, duhet edhe guximi nganjëherë me bërë hite jo veç paret e për dallim prej juve neve na kanë ra hise krejtë e jona është vera” ka thënë ajo.

Kujtojmë se para pak kohësh Fjolla i dedikoi gjithashtu një shkrim të gjithë personave që e kishin lënë në baltë duke e shpërndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj të Instagramit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco