'Trending nuk blihet'/ Noizy thumbon Butrint Imerin, Taynën dhe Mozzik në rrjetet sociale

'Trending nuk blihet'/ Noizy thumbon Butrint Imerin, Taynën dhe Mozzik në rrjetet sociale

19:41, 17/06/2022
A+ Aa A-

Bashkëpunimi i Loredana Zefi dhe Rigels Rajkut ose ndryshe i njohur me emrin e artit Noizy duket se do të jetë hiti i kësaj vere.

Këtë nuk e themi ne por flasin vetë faktet. Kënga “Heart Atack” u lancua në mesnatë dhe ka arritur të kapë më shumë se 1 milion klikime në youtube brenda 19 orëve.

Mirëpo në të njëjtën kohë u lancua dhe bashkëpunimi i Butrint Imerit, Taynës dhe Mozzik me titullin “Pare”, e cila gjithashtu numëron mbi 1 milion klikime në youtube.

Teksa Noizy po shijon momentalisht suksesin e këngës së tij ai nuk ka lënë dhe pa thumbuar në rrjetet sociale. Sipas reperit sot klikimet e këngëve po blihen duke ju referuar kështu këngës “Pare”.

“Mos harroni diçka… Shohim se kush është trending në vendin e parë. Trending nuk blihet”– shkroi ai.

Image

Mirëpo Noizy nuk e la me kaq, ai i ka bërë tag në postimin tjetër Denis Avdiut i cili është pjesë e ‘AVD Digital’ dhe ka qenë bashkëpuntor i këngës së Butrintit, Taynës dhe Mozzik. Teksa ka postuar foton me profilin e Denisit, reperi shkroi krahas saj:

“Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter, @avdiudenis legjend bravo”.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco