Pasi e tradhtoi katër herë, Khloe Kardashian po mendon të falë sërish Tristan Thompson?

Pasi e tradhtoi katër herë, Khloe Kardashian po mendon të falë sërish Tristan Thompson?

19:02, 17/06/2022
A+ Aa A-

Në finalen e sezonit të së enjtes të “The Kardashians”, Kim Kardashian i dha lajmin motrës së saj për padinë e atësisë së Thompson, në të cilën ai pranoi se ka fjetur me Nichols.

Në këtë mënyrë Khloé Kardashian mësoi tradhtinë e katërt të Tristan Thompson me Maralee Nichols. Pas reagimit me të qara, Khloe duket se tashmë është qetësuar dhe i mendon gjërat ndryshe.

“Ky ishte padyshim një episod i vështirë, por ka edhe anën e mirë të shikosh se sa e afërt është familja ime”, shkroi Khloe në Twitter. “Ne gjithmonë do të qëndrojmë së bashku dhe do ta duam njëra-tjetrën thellësisht.”

Ylli i “The Kardashians” vazhdoi të shkruante se “jeta është plot me mësime”. “Ne duhet t’i trajtojmë ato me dashuri. Edhe nëse lëndohemi prej tyre.”

Kardashian vazhdoi më tej: Merrni momentin tuaj, qani/bërtitni, por qëndroni të qetë dhe mbani mend se dashuria shëron dhe mëson më shumë sesa zemërimi ose urrejtja. Ne të gjithë meritojmë falje dhe mbi të gjitha … DASHURI.”

“E dua dhe e vlerësoj familjen time më shumë sesa mund ta shpreh”, shkroi Kardashian, e cila ndan vajzën True, 4 vjeç, me atletin 31-vjeçar.

Image

Kur një përdorues tjetër i Twitter-it shkroi se ata nuk mund të besonin se Thompson ishte jobesnik pasi u fal për pabesi të shumta në të kaluarën, Kardashian u përgjigj: “Bashkohu në klub”.

Ju kujtojmë që Khloe Kardashian shpërtheu në lot në episodin e së enjtes pasi mësoi nga Kim Kardashian se basketbollisti kishte pranuar se kishte shkuar me Maralee Nichols.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco