Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Ja cila është arsyeja pse Britney vendosi të 'zhduket' papritur nga rrjetet sociale

Ja cila është arsyeja pse Britney vendosi të 'zhduket' papritur nga rrjetet sociale

17:35, 17/06/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Britney Spears vendosi të fshijë llogarinë e saj në Instagram dhe këtë e bëri vetëm disa ditë pas martesës me Sam Asghari-n dhe disa mosmarrëveshjeve me familjen e saj.

Nuk është hera e parë që Britney bën një pauzë nga rrjetet sociale ku ndan foto dhe video të shumta, pasi këtë e bëri pikërisht në muajin mars pas publikimeve për kujdestarinë e saj.

Image

Këngëtarja ka qenë sërish pjesë e polemikave gjatë javëve të fundit, fillimisht për kritikat ndaj familjes së saj. Ajo i ka akuzuar ata për sjelljen e keqe që kishin ndaj saj gjatë kujdestarisë, e cila tashmë ka mbaruar. Polemika janë krijuar dhe pas martesës me Sam Asghari-n pasi ajo tha se nuk e kishte ftuar kurrë vëllain e saj të madh, Bryan Spears në ceremoni.

Nëse përpiqeni të hyni në llogarinë e këngëtares në Instagram, do të shihni se Britney e ka vendosur të marrë pak pushim larg fansave dhe rrjeteve sociale.

Image

Britney Spears u martua me Sam Asghari të enjten e kaluar në një ceremoni gjatë së cilës përjetoi momente të shumta tensioni. Veçojmë këtu përpjekjet e ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander për të prishur dasmën dhe sulmin e panikut që ajo përjetoi para ceremonisë.

Por kjo nuk ishte e gjitha polemika, pasi Britney tha se i vinte keq që djemtë e saj Sean Preston dhe Jayden James nuk morën pjesë në dasmë, si dhe shumë nga anëtarët e familjes.

Madje, ylli i popit publikoi në një post të shpërndarë në Instagram, para se të fshinte llogarinë e saj, kritikat ndaj disa anëtarëve të familjes së saj.  Mbi të gjitha ajo na siguroi se nuk piu asnjë pikë alkool gjatë ceremonisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco