'Eurovision Song Contest' 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë, ja cili është shteti që do të i

'Eurovision Song Contest' 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë, ja cili është shteti që do të i "zërë' vendin

16:45, 17/06/2022
A+ Aa A-

BBC është në bisedime me Unionin Europian të Transmetuesve “për të pritur potencialisht Eurovision Song Contest 2023” në Mbretërinë e Bashkuar.

Organizatorët e shfaqjes kanë arritur në përfundimin, pas një “vlerësimi të plotë dhe studimit të fizibilitetit”, se veprimtaria e vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet në vendin fitues, Ukrainë.

Kjo për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, pas pushtimit të Rusisë.

Sam Ryder doli i dyti për Britaninë e Madhe në këtë Eurovision, rezultati më i mirë i vendit që nga viti 1998.

Tradicionalisht, vendit fitues i kërkohet të mbajë Eurovision-in e vitit të ardhshëm.

“Fitorja e Ukrainës do të reflektohet”

Organizata falënderoi transmetuesin e vendit fitues për “bashkëpunimin dhe angazhimin e tij të përzemërt në eksplorimin e të gjithë skenarëve” dhe tha se ndante “trishtimin dhe zhgënjimin e tyre”, duke shtuar se do të vazhdojë t’i mbështesë ata.

“Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në, si nënkampion i këtij viti, për të pritur potencialisht Konkursin e Këngës Eurovision 2023 në Angli”, thuhet në deklaratë.

“Është synimi ynë i plotë që fitorja e Ukrainës të pasqyrohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm. Ky do të jetë një prioritet për ne në diskutimet tona me mikëpritësit e ardhshëm.”

Mbretëria e Bashkuar e ka organizuar konkursin e këngës tetë herë tashmë, për herë të fundit këtë e bëri në 1998, në Birmingham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco