Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Donte të hiqte dorë? Jennifer Lopez tregon për dhunën e përjetuar në fëmijëri

Donte të hiqte dorë? Jennifer Lopez tregon për dhunën e përjetuar në fëmijëri

16:34, 17/06/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez ka zbuluar se mamaja e saj e dhunonte para se të largohej nga shtëpia në moshën 18-vjeçare për të ndjekur karrierën në aktrim. Ajo foli sinqerisht për marrëdhënien e saj të ndërlikuar me nënën Guadalupe Rodriguez, dhe zbuloi se ajo kishte përplasje fizike edhe me motrat e saj Leslie dhe Lynda. Duke folur në dokumentarin e saj “Halftime”, Jennifer tha: “Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu  të ashpër”.

Ajo shtoi: “Isha e rrethuar nga shumë gra të forta. Mamaja ime është një grua super e komplikuar dhe ajo ka shumë bagazh, ajo donte që ne të ishim të pavarura dhe të mos mbështetemi kurrë te një mashkull. Por ajo e bëri më të vështirë, të them të drejtën”.

Më pas në dokumentar, Jennifer, e cila është nënë e binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme zbuloi se ajo për pak sa nuk u largua nga showbizi pasi u tallen me të pasmet e saj.

Jennifer u bë e famshme në një kohë kur trupi ideal i të famshmëve ishte tepër i dobët dhe tha se kjo e bëri  për pak të hiqte dorë nga ëndrrat e saj.

“Kur fillova të punoja, ideali i bukurisë ishte një trup shumë i hollë, i gjatë dhe bjonde. Unë u rrita rreth femrave me forma, kështu që nuk më vinte turp”- përfundoi Lopez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco