Eurovizioni 2023 nuk do të mbahet në Kiev, ja ku mund të zhvendoset

Eurovizioni 2023 nuk do të mbahet në Kiev, ja ku mund të zhvendoset

12:59, 17/06/2022
A+ Aa A-

Ukrainë nuk do të presë Eurovizionin e vitit të ardhshëm.

Ishte shpresuar se Kievi do të ishte mikpritës i ngjarjes shumëngjyrëshe, veçanërisht si një shfaqje e solidaritetit evropian me popullin e Ukrainës.

Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se bordi drejtues i Eurovizionit ka vendosur  "me keqardhje të thellë" se kjo nuk mund të realizohej. 

Sipas rregullave, organizatorët tani do të hyjnë në diskutime me Britaninë e Madhe, fituesen e vendtit të dytë për të pritur ngjarjen vitin e ardhshëm. 

Kujtojmë që Ukraina u përfaqësua në këtë festival me grupin Orkestra Kalush,të cilët fituan vendin e parë me këngën e tyre ‘Stefania'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco