Aurela Gaçe dhe Aleksandër Gjoka do të bëhen bashkë

Aurela Gaçe dhe Aleksandër Gjoka do të bëhen bashkë

09:19, 17/06/2022
A+ Aa A-

Aurela Gaçe ka qenë e ftuara speciale në emsionin “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën ku ajo ka folur rreth albumit të saj të ri i cili do të ketë 18 këngë ku mes tyre dhe bashëpunime.
Rreth këtyre bashkëpunimeve ajo zbuloi një “sekret” se dëshira që kishte për të realizuar një këngë me një nga legjendat e muzikës shqiptare, Aleksandër Gjokën do ta realizojë së shpejti dhe kjo këngë do të publikohet nga shtatori.

Aurela u shpreh se gjithmonë e kishte menduar dhe dashur një bashkëpunim me Aleksandër Gjokën duke e konsideruar muzikën, zërin dhe artin e tij unik.

 

“Një legjendë e gjallë” tha Aurela, ashtu sikurse je dhe ti i përgjigjet moderatorja Fjodora Fjora në këtë bashkëbisedim të ngrohtë mes tyre ku ajo flet hapur për gjithçka me humorin që gjithmonë e karakterizon.
Po ashtu këngëtarja përpos këtij sekreti që zbuloi për herë të parë në emisionin “Ditë pas dite”, zbuloi dhe një tjetër surprizë, një këngë e re e cila pritet të publikohet sot.

Mes bashkëpunimeve të saj të shumta ajo ka veçuar dhe ato me këngëtarët e rinj si me Fifin apo me Yong Zerkën të cilat kanë rezultuar të jenë hite ashtu sikurse çdo këngë që Aurela sjell. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco