Megi Pojani pjesë e ‘Big Brother Vip 2’?

Megi Pojani pjesë e ‘Big Brother Vip 2’?

00:00, 04/06/2022
A+ Aa A-

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. 

Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Pak më parë bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin "Më lër të flas", ku është pyetur nëse do të jetë pjesë e sezonit të dytë të "Big Brother Vip" dhe Megi është shprehur se:

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”

Gjithashtu Megi është shprehur për marrëdhënien e saj me Beniadën dhe bukuroshja është shprehur se:

“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara, kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njëri le të themi vi me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë, vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco