Trixa flet për herë të parë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit: ‘Nëse kanë gjetur lumturinë, unë…’

Trixa flet për herë të parë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit: ‘Nëse kanë gjetur lumturinë, unë…’

22:39, 03/06/2022
A+ Aa A-

Pas lajmit të ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj ajo e cila ka qënë në qëndër të vëmendjes nga mediat ka qenë këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila pati një histori dashurie me Donaldin në shtëpinë e “Big Brother Vip” ku të dy ishin pjesmarrës. 

Nga ana e saj gjatë kësaj kohe që pas daljes nga shtëpia e famshme nuk ka pasur një reagim për sa i përket marrdhënies së saj me Donaldin, por së fundmi ajo ka reguar për herë të parë pas zërave të ribashkimit të Borës dhe Donaldit duke thënë:

''Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë jua uroj”, ka thënë Beatrix Ramosaj. 

Ajo ka folur për Mirage gjatë festivalit “Netët e Klipit Shqiptar” që u mbajt pak ditë më parë duke thënë se i uron atyre lumturi dhe nuk ndjehet aspak pishman për çfarë ka ndodhur duke deklaruar: 

''Nuk jam pishman për asgjë. Unë çdo gjë e bëj sepse e ndjej. Nëse do e ktheja kokën mbrapa nuk do kisha aq shumë frikë që ta shijoja më shumë si eksperiencë”- ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco