‘The Rolling Stones’ rikthehen në skenë për të festuar 60-vjetorin e krijimit

‘The Rolling Stones’ rikthehen në skenë për të festuar 60-vjetorin e krijimit

17:58, 03/06/2022
A+ Aa A-

Rokerët e vjetër nuk vdesin kurrë dhe ‘Rolling Stones’ janë kthyer në skenë për ta provuar këtë.

Artistët e grupit të famshëm britanikë i vunë flakën Wanda Metropolitano të Madridit ku kanë nisur turneun “Sixty”, për të festuar 60-vjetorin e tyre në skenë.

53.000 fansa mbushën stadiumin për të parë Mick Jagger 78-vjeçar, energjia të cilit ndezi atmosferën.

Ndërsa më i riu i grupit, Ron Wood, sapo ka mbushur 75 vjeç.

Por kjo nuk do të thotë asgjë kur bëhet fjalë për ta, të aftë për të mbajtur pa frymë publikun për plot dy orë për të dëgjuar hitet e tyre më të mëdha.

Mes publikut, ka të rinj por edhe më të moshuar.

Për disa ishte e paimagjinueshme të mos vinin e të humbnin një spektakël të tillë.

“Për mua është Zoti, dhe nëse do të vdes dhe nuk do ta shoh? Ata janë të fundit. Dhe janë ende këtu. Po kënaqem pa fund. Është koncerti im i gjashtë”, shprehet një fanse.

Publiku i këtij turi do të shohë një skenë kolosale 70 metra të lartë, 55 të gjerë, me 400 metra katrorë grafikë.

Patricl Woodroffe ka projektuar këtë skenë dhe çdo shfaqje të Stones për dyzet vitet e fundit.

“Unë mendoj se të gjithë janë shumë krenarë që mbushin 60 vjeç. Është diçka e jashtëzakonshme që një lider dhe një grup kaq ikonik kanë performuar për 60 vjet me të njëjtin formacion”, shprehet Woodroffe.

Hera e parë që Stones ishin në Madrid ishte në vitin 1982.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco