Fansat të shqetësuar për gjendjen e tij/ Elton John përfundon në karrige me rrota

Fansat të shqetësuar për gjendjen e tij/ Elton John përfundon në karrige me rrota

17:20, 03/06/2022
A+ Aa A-

Elton John është fotografuar në karrike me rrota, i veshur sportiv dhe me maskë.

Duket se këngëtari po kalon një gjëndje jo të mirë shëndetësore.
Ai është fotografuar në këtë gjendje shëndetësore teksa mbërriti në aeroportin e Leipzig në Gjermani i shoqëruar nga ndihmësit e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ai është parë në karrige me rrota pasi në vitin 2019 u pa në këtë gjëndje pas një ndrydhje në kycin e këmbës.

Këngëtari nuk ka njoftuar asgjë për sa i përket gjëndjes së tij shëndetësore dhe pse fansat shprehen të shqetësuar rreth ndonjë problemi serioz që ai mund të ketë.

Ai ka një program të ngarkuar në të gjithë Evropën që përfshin performanca dhe koncerte, duke përmendur edhe koncertin jubileut platinium të Mbretëreshës Britanike që do të mbahet ditën e shtunë. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco