Luana Vjollca prezanton këngën e re me një mesazh të fortë

Luana Vjollca prezanton këngën e re me një mesazh të fortë

16:12, 03/06/2022
A+ Aa A-

Mes surprizave të shumta që Luana Vjollca di të sjellë për publikun ajo së fundmi ka publikuar këngën e saj të re e cila mban titullin “Isha”.
Duke ju referuar projektit të saj të fundit i cili mban emrin “Thuaje” kjo këngë është frymëzuar pikërisht nga ky projekt duke trajtuar sërisht dhe në tekst tema që moderatorja i ka sjellë në vemendje në “Thuaje”.

Bullizmi, paragjykimi, vetëvlerësimi që një grua mund t’ja dalë mbanë vetë në jetë pa i shtrirë dorën askujt janë temat që trajtohen në këngën e re të Luanës.

Përpara publikimit të këngës moderatorja ka postuar video të ndryshme në profilin e saj të Instagramit duke ja dedikuar këtë këngë Gruas.

“Për qënien më të bukur dhe më të fortë që ka bota” ka shkruar ajo në njërën nga këto video.
“Për gratë dhe vajzat e mia të forta”, është kjo fjalia motivuese që Luana i drejton gjinisë femërore me anë të kësaj kënge.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco