Vëllai i reperit të njohur qëlloi për vdekje mikun e tij, Fero bën veprimin e papritur

Vëllai i reperit të njohur qëlloi për vdekje mikun e tij, Fero bën veprimin e papritur

12:05, 01/06/2022
A+ Aa A-

Reperi Fero ka reaguar disa herë në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e mikut të tij, Gazmend Hyseni, i njohur ndryshme me emrin e artit Strella.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, qëlloi për vdekje 30-vjeçarin pak pas mesnatës së të premtes në qytetin e Ferizajt.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Fero reagoi përmes një postimi në “Instastory” duke treguar se ka qenë mik me viktimën. Ai ndau me ndjekësit një fotografi ku shihet krah tij dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Allahu n’Xhenet vlla”.

Por jo vetëm kaq, pasi duket se miqësia e 30-vjeçarit me Feron ka qenë e ngushtë, pasi ky i fundit ka vendosur t’i kushtojë një tatuazh në trupin e tij Gazmend Hysenit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili postoi në rrjetet sociale një foto të tatuazhit të fundit që ka realizuar në kujtim të të ndjerit.

“King Strella”, ka shkruar Fero në gjoksin e tij.

Nga ana tjetër u dyshua se vëllai i Qëndrim Januzit, reperi Buta është larguar drejt Mbretërisë së bashkuar. Mirëpo, Buta ndodhet në Kosovë dhe videoja që qarkulloi rezulton të jetë e vjetër dhe të jetë regjistruar kohë më parë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco