Fifi flet për herë të parë për Adrola Dushin: ‘Është një prej femrave më...’

Fifi flet për herë të parë për Adrola Dushin: ‘Është një prej femrave më...’

11:20, 01/06/2022
A+ Aa A-

Prej disa muajsh këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka nisur një romancë dashurie me Adis Patushin. Ky i fundit është ish-bashkëshorti i modeles së njohur, Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.

Fifi dhe Adisi shfaqen kudo bashkë dhe herë pas here nuk ia kursejnë dedikimet njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një reagim në “Instastory” ndaj kritikave dhe mesazheve ofenduese që merr nga ndjekësit për lidhjen e saj me Adisin. Gjatë këtij reagimi, Fifi ka dhënë edhe mendimin e saj për Adrola Dushin.

“Adrola?

Yll pa diskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmijës së njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë…

Të më shani? Ta shani? Bllok do e keni…”, shkruan Fifi.

Ndërkohë kujtojmë se e ftuar në “Më lër të flas”, Adrola u pyet nëse e ka uruar çiftin, gjë që duket se ajo nuk e kishte bërë. “A doni t’i uroj tani? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit.”– u shpreh ajo.

Sa i përket mendimit të saj për Fifin, Adrola tha:

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco