Kush e ka rrogën më të lartë? Dy aktoret e 'Klanifornia' ‘përballen’ me njëra-tjetrën: Nuk e bën vezën si unë

Kush e ka rrogën më të lartë? Dy aktoret e 'Klanifornia' ‘përballen’ me njëra-tjetrën: Nuk e bën vezën si unë

22:44, 31/05/2022
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Cubi Metkaj ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Abc e Pasdites”. Ajo foli për shkëputjen për një kohë nga televizioni si dhe foli për jetën e saj. Ndër të tjera, ajo u ndal te marrëdhënia e saj me kolegen Delinda Disha.

“Por a prishen marrëdhëniet kur në mes futet leku? A është bërë xheloze që Delinda paguhej më shumë se ajo?”- ishin dy nga pyetjet që iu shtruan Cubit.

Mirëpo, ja si u përgjigj aktorja: “E di sa e keqe është ajo Delinda… aty e zbulova dhe unë rrogën e Delinës. Më e bukura që rroga ime nuk figuronte…figuronte një rrogë diku tjetër, kam bërë sherr me Turin për këtë gjë por më ka thënë që do ta shohim”.

Menjëherë Ermali bëri një telefonatë! Ai mori në telefon Delindën, e cila iu përgjigj duke thënë: “Po vezën time nuk e bën Cubi dhe unë të Cubit nuk e bëj dot, kështu që janë të ndara këto punë. E mirë do t’i jap unë nga rroga ime Cubit dhe ja”.

Më tej, Ermali ka pyetur Cubin nëse ka pasur ngacmime s*ksuale në karrierën e saj.

“Të themi jo do gënjej. Ne e dimë shumë mirë që në botën e showbizz këto ndodhin, qoftë dhe në teatër. Ty të vjen regjisori me propozim të caktuar dhe fillon komplimentat shkojnë më tej e më tej. Unë jam tip që nuk e kam lejuar dhe kam thënë stop deri këtu, por që ndodh dhe mua më ka ndodhur”, theksoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco