Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, reagon mbesa e tij: Zemra ime është me ju

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, reagon mbesa e tij: Zemra ime është me ju

15:48, 28/05/2022
A+ Aa A-

Një lajm i trishtë tronditi mediat ditën e sotme pasi ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka ndërruar jetë.

Prej disa kohësh ai po trajtohej në një nga spitalet e Gjermanisë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Miq dhe të afërm i kanë shprehur ngushëllime familjes të cilët po kalojnë çaste mjaft të vështira, madje edhe figura të njohur atë politikës janë bashkuar me to.

Edhe ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip” Beniada Nishani e cila është mbesa e ish-Presidentit përmes një postimi në Instastory ka shprehur dhimbjen e saj dhe ngushëllime për humbjen e xhaxhait.

“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Zemra ime është me ju"-ka shkruar Beniada.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco